Mos harroni! Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

0
375

Dorën tek akrepat në fundjavë. Në natën mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars ora ndryshon.

Akrepat do të kalojnë 60 minuta para dhe ora 2:00 do të shkojë 3:00 në datën 31 mars.

Ndryshimi i orës është bërë për herë të parë gjatë luftës së parë botërore, në 1916, duke i dhënë mundësi energjisë në këtë mënyrë të kursejë çdo vit miliona euro.

Por edhe pse perëndimi ka dekada që e përdor ndryshimin e orës, jo të gjithë vendet sot janë dakord për ta mbajtur.
Rusia e ka braktisur ndryshimin e orës që në 2014, ndërsa Europa ishte dhe (ndoshta do të vazhdojë të jetë) për shkak të konfrontimit midis Frontit të Veriut, të udhëhequr nga Finlanda, të mbështetura edhe nga Austria dhe Gjermania dhe pjesa e Jugut.

Vendet e veriut, në muajt e verës të mbushura me diell deri në orët e vona, kanë kërkuar heqjen nëpërmjet sondazheve publike, duke e çuar vitin e kaluar këtë temë në dyert e Parlamentit Europian.

Mocioni nuk kaloi në Strasburg dhe ministrat europian vendosën ta shtyjnë këtë çështje në 2021, kur në tryezat e Komisionit Europian do të jenë aktorë të tjerë, pas zgjedhjeve të reja.

Ndër vite ora verore, për shumë studiues amerikan dhe europian, konsiderohet e dëmshme për shëndetin për ritmin e gjumit, në mënyrë të veçantë për njerëzit më të brishtë, fëmijët dhe të moshuarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here