Po udhëheq protestën pasi Basha ndodhet në Bruksel, vjen goditja e fortë për Monika Kryemadhin

0
387

Tension për disa momente në protestën e gjashtë të opozitës joparlamentare kundër qeverisë Rama. Disa tentativa të vazhdueshme të protestuesve për të çarë kordonin e policisë vendosur para Kuvendit, brenda të cilit ndodhen në seancë plenare deputetët e mazhorancës dhe tre të rinjtë që u betuan sot. Protesta udhëhiqet nga ish-deputetë të PD-së dhe kryeatarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Por një goditje i vjen kësaj të fundit, pasi një tjetër kandidate e LSI ka pranuar mandatin e deputetit. Bëhet fjalë për Ambra Borovën, e cila pranon kështu mandatin e Agron Çelës në Shkodër. Borova ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here