KQZ thirrje partive: Sillni urgjent emrat…

    0
    377

    KQZ u ka bërë thirrje partive politike të depozitojnë urgjentisht emrat e propozuar për anëtarët e KZAZ pasi sot është afati i fundit. Në një deklartatë për mediat, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj tha se nuk do tolerohen vonesa. Drilona Hoxhaj tha: “Data 18 mars shënon afatin përfundimtar për depozitimin e propozimeve për anëtarë të Komisioneve të zonave të adiministrimit zgjedhor, KZAZ-të. Deri tani asnjëra nga partirtë politike që  e gëzojnë këtë të drejtë nuk kanë sjellë pranë KQZ propozimet për komisionerë të nivelit të dytë. KQZ u bën apel partive politike që kanë të drejtën për të propozuar anëtrat KZAZ që të respektojnë afatin ligjor për depozitimin e kandidaturave pranë KQZ.”

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here