Ndalimi i dypunësimit për bluzat e bardha, reagon menjëherë ministrja: Ja çfarë do ndodhë

0
649

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka sqaruar projektligjin e ri për punësimin e mjekëve dhe infermierëve. Sipas MSH bëhet fjalë për ndalimin e ushtrimit të dy profesioneve, duke sjellë si shembull rastin e atyre që punojnë stomatologë dhe farmacistë.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për ndalimin e dypunësit të mjekëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se, një nga nenet e propozuara në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, nuk kanë të bëjnë me ndalimin e dypunësimit të mjekëve, por me ndalimin e ushtrimit të dy profesioneve të ndryshme.
Ndryshimi i propozuar lidhet me faktin se, kur një profesionist shëndetësor ka dy profesione, psh. stomatolog dhe farmacist, pra ka dy diploma, ai duhet të zgjedhë cilin profesion do të ushtrojë dhe ndërkohë duhet të pezullojë licensën tjetër”, deklaron MSH.

Sipas MSH, ky ndryshim i propozuar është në përgjigje të shqetësimit të ardhur nga urdhërat profesionistë, pasi ushtrimi njëkohësisht i dy profesioneve shpesh ishte fiktiv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here