Dorëhiqet prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, KLP merr vendimin për Petrit Fushën

0
621

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot me shumicë votash të cilësojë si të mbaruar mandatin e Prokurorit Petrit Fusha.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të KLP-së që po zhvillohet aktualisht mësohet se trupa e anëtarëve të këtij institucioni kanë vendosur që prokurori Petrit Fusha do të jetë në këtë detyrë deri në 31 mars.

Petrit Fusha kishte paraqitur dorëheqjen nga detyra që më datë 28 shkurt, ndërkohë që në arsyet e largimit, ai theksonte se do të merrej me angazhime të tjera dhe se kishte mjaft kontribut në sistemin e Drejtësisë dhe aftësitë e tij do t’i shfrytëzonte me një punë me më pak ngarkesë.

Rendi i ditës

Në rendin e ditës së KLP-së është dhe vlerësimi kalimtar për 6 prokurorët.

Ne rendin e dites:

  1. Miratimi i struktures organizative te KLP
  2. Miratimi i projekt-akteve te vleresimitne kuader te rivleresimit kalimtar per 6 prokurore:

Hysni Vata, Gjon Fusha, Enkeleda Millonai, Julian Cafka, Altin Dumani, Artur Ismajlukaj.

  1. Miratimi e perfundimit te mandatit per Antoneta Sevdari dhe Perparim Hasa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here