Ministri serb kërkon zgjidhje: Me Kosovën “shkëmb mbi shpinë”, Serbia nuk ecën përpara

0
509

“Nëse presidenti Aleksandar Vuçiç nuk e zgjidh çështjen e Kosovës, unë nuk e di se çfarë është perspektiva jonë, sepse me këtë ‘shkëmb në shpinë’, ne nuk mund të ecim përpara”. Kështu, siç shkruajnë mediat serbe, ka thënë sot ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zlatibor Lonçar. “Nuk jam ekspert për këtë, por perspektiva nuk është e qartë për ne. Është si një lak rreth qafës. Prandaj, kjo çështje duhet të zgjidhet”, citohet të ketë thënë ai. Lonçar ka thënë se gjëja më e rëndësishme është të investojë në paqe, sepse sipas tij, pa paqe gjithçka që bëhet për të përmirësuar ekonominë dhe standardet e qytetarëve nuk do të ketë efekt. Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se nuk e përjashton mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por ka potencuar se Beogradi duhet të fitojë diçka si kundërshpërblim. “Para së gjithash ekziston mundësia për kompromis. Nuk mund ta njohim Kosovën, e të mos fitojmë diçka nga pala tjetër”, ka thënë Vuçiç, në një intervistë për agjencinë italiane ANSA. Vuçiç ka thënë se çështja e ndryshimit të kufijve është një temë kontravrese, pasi që nuk i njohin të gjithë kufijtë e njëjtë, varësisht nga ajo nëse e kanë njohur Kosovën ose jo. Ai ka mohuar se ka pasur ndonjëherë takime sekrete me presidentin Thaçi, siç pohojnë disa media, dhe i ka përshkruar si “rrenë e kulluar” pretendimet e ekzistimit të një drafti të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here