BE voton kundër ndërrimit të orës, zbuloni kur hyn në fuqi vendimi

0
423

Komiteti i Parlamentit Evropian ka votuar kundër ndërrimit të orës, një akt i ndodhur për dekada me radhë në planet.Me 23 vota pro dhe 11 kundër, komiteti vendosi kundër ndalimit të lëvizjes së orës në baza vjetore, në pranverë dhe në vjeshtë.

Tashmë, pritet që në një moment të dytë, deputetët të votojnë sërish për të vendosur se cila orë do të mbetet standarde, ajo verore apo ajo dimërore.

AP, bën me dije se “Komiteti i Parlamentit Evropian votoi të hënën me 23 vota pro dhe 11 kundër, për ndalimin e ndryshimit të orës që kishte ndodhur për dekada në baza vjetore, në pranverë dhe në vjeshtë”.Pas kësaj, do të jenë deputetet ata qe do të vendosin se çfarë ore verore, apo dimërore  do të miratohet në të ardhmen.Shumë shtete anëtare te BE filluan ndryshimin e orës gjatë gjatë krizës së naftës në vitet 1970 si një përpjekje për të kursyer energji.Që nga viti 1996, të gjitha vendet e BE-së ndryshojnë orën në të njëjtën kohë. Propozimi tani shkon përpara Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here