Ashtu siç është paralajmëruar Kuvendi nesër do të mblidhet në seancë plenare por njëkohësisht me seancën, opozita do të mbajë dhe një protestë.
Mësohet se seanca mblidhet në orën 10:00, ndërsa pritet që deputetët e rinj të bëjnë betimin pas marrjes së mandatit sot nga KQZ.
Ndërkohë Kuvendi i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të garantojë sigurinë fizike të deputetëve gjatë seancës së nesërme.