Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ashtu si pritej, këtë mesditë ka mbërritur te Krimet e Rënda dhe është njohur me akuzat. Ai ka sulmuar prokurorinë duke e quajtur të komanduar.
Tahiri tha:
“Akuzat ishte trafik droge dhe grup kriminal. Prokuroria e komanduar ashtu siç e nisi ashtu e bitisi. Kur themi e komanduar kemi parasysh krimin politikën drejtësinë që janë bashkë.”