Klodiana Lala: Ju tregoj mesazhin e koduar që dërgoi Saimir Tahiri

0
391

Ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i janë komunikuar akuzat sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prokuroria për Krime të rënda mbylli dje hetimet dhe çoi dosjen në Gjykatë. Tahiri në një dalje për mediat hodhi akuza mbi Prokurorinë duke e quajtur të komanduar. Gazetarja Klodiana Lala tha se Tahiri dërgoi edhe një mesazh të koduar kur përmëndi se prokurori të komanduar dhe lidhjen që i bëri me fjalët ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Pjesë nga deklarata Kur flisni për prokurori të komanduar nga cila anë? “Kjo historia ime lindi si një proces politik dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë që janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here