Zbulohen emrat, këta janë tre kandidatët për kreun e Komitetit Mysliman të Shqipërisë

0
527

Në datë 2 mars Komiteti Mysliman i Shqipërisë do të zgjedhë kryetarin e ri, ndërsa mandati është 5-vjeçar.

Në garë deri tani janë kryetari aktual Skënder Bruçaj që kërkon një mandat të dytë, ndërsa përballë tij janë dy kandidatë Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra dhe inspektori i xhamive i KMSH, Gëzim Abdishaku.

Lajmin e ka bërë të ditur Agron Hoxha, drejtori i medias në KMSH, ndërsa afati për të konkurruar për këtë post përfundon me 28 Shkurt.

“Kemi kandidaturën e kreut aktual të KMSH. Është myftiu i Tiranës Ylli Gurra, është edhe inspektori i xhamive i KMSH, Gëzim Abdishaku”, tha Hoxha.

Kryetari i ri do të zgjidhet me votë të fshehtë nga 12 anëtarët e Kryesisë së Komunitetit Mysliman, 35 myftinj si dhe anëtarë nga shoqëria civile. Gjatë ditës së shtunë pritet të shpallet edhe fituesi.

Zgjedhja e drejtuesit të ri të komunitetit Mysliman pritet të pasohet edhe me përfundimin e punimeve të Xhamisë së Namazgjasë në vjeshtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here