“Grushte, leva hekuri e gjak”, gazetari i njohur tregon ngjarjen e rëndë ku u përfshi sot: Shpëtova mirë!

0
384

Gazetari i Shkodrës Simon Shkreli është bërë sot dëshmitar i një ngjarjeje të rëndë ndodhur në mes të qytetit. Ai rrëfen se 20 adoleshentë janë përleshur me grushta e leva hekuri.

Shkreli ka hyrë t’i ndajë të rinjtë dhe thotë se nga kjo mësoi se ky vend ka ende shpresë për faktin që ata kishin respekt ndaj një të vjetëri nisur nga fakti që ndaluan sherrin pas ndërhyrjes së tij.

“Një ngjarje e zakonshme por e padëshiruar ndodhi ku unë u gjenda në vorbullën e saj! Rreth 20 adoleshent u përleshen me njeri tjetrin në qender të Shkodrës. Pati grushta, leva hekuri edhe gjak! Une hyra ti ndaj dhe shpëtova mirë sepse ndodhesha në mes të vorbulles ku grushti e leva fishkëllonin sa mundeshin. Ndërsa arrita ti ndaj në nje formë a tjetër, adoleshentet më thonin: XHAXHI NA LESHO SE DUAM T’UA…!”, shkruan gazetari.

“Nga e gjitha kjo mesova se këta fëmijë, aspak të ndryshem nga ç’kam qenë unë kanë respekt ndaj një më të vjetri. Ky vend ende ka shpresë sepse kemi ende respekt! Edhe pse më thanë XHAXHI nuk me pelqeu aspak…”, përfundon me nota humori komentin e tij gazetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here