Rriten tensionet në Kashmir, Pakistani rrëzon dy avionë indianë

0
394

​Ushtria pakistaneze ka rrëzuar dy avionë të Forcave Ajrore të Indisë në hapësirën e Kashmirit si dhe kanë arrestuar një prej pilotëve. BBC citoi zëdhënësin e ushtrisë pakistaneze, Maj Gen Asif Ghafoor, që deklaroi se njëri nga avionët është rrëzuar në pjesën që kontrollohet nga Pakistani, ndërsa tjetri në pjesën që kontrollohet nga India. Të martën, India ndërmori sulme ajrore ndaj militantëve në Pakistan. Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit janë rritur ndjeshëm pasi një sulmi ndaj forcave indiane në Kashmir nga militantë pakistanezë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here