Pas ngjarjes në Lezhë, kur persona ende te paidentifikuar hapën zjarr ndaj makinës “Ford Focus”, me të cilën udhëtonin dy punonjës të Bashkisë së Lezhës, vjen reagimi zyrtar nga ana e këtij institucioni. Reagimi i Bashkisë Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e ndodhur sot në autostradë pranë fshatit Tresh, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit në të cilin lëvizte një punonjës i bashkisë, Inspektor i INUV-it, së bashku me një tjetër shtetas që nuk është punonjës bashkie.Sa më lart, sqarojmë opinionin publik se, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre, siç dhe pohon vetë ai.Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje që cënon rendin dhe sigurinë publike.