Atentat në Lezhë me breshëri plumbash, dëshmojnë në polici dy punonjësit e bashkisë, si qëndron e vërteta

0
384

Ditën e sotme një makinë në lëvizje u qëllua me breshëri, ku ranë pre e një atentati dy punonjës të Bashkisë së Lezhë pranë fshatit Tresh në Lezhë. 

Mirel Ndoka dhe Edmond Mhilli, në dëshminë mësohet se kanë thënë se janë qëlluar nga persona të paidentifikuar.

Në momentin e atentatit, Mirel Ndoka, punonjës i INUV në Bashkinë Lezhës tha se e parakaloi makinën e agresorëve me qëllim për t’i shpëtuar sulmit.

Ata thanë po ashtu se atentatorët e kishin qëlluar makinën e tyre në pjesën e gomave, ndërsa për t’i shpëtuar plumbave të tjerë ata janë futur në një pikë karburanti deri në momentin kur ka mbërritur policia.

Lidhur mbi ngjarjen, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, duke shpresuar se do të ketë pamje të qarta të asaj çfarë ka ndodhur.

Nuk bëhen me dije detaje të tjera rreth ngjarjes, por policia po vijon hetimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here