Situata politike në vend duket teje e tensionuar pas djegieve të mandateve nga opozita e bashkuar. Ndërkombëtarët vazhdojnë të bëjnë thirje dhe të japin mesazhe të forta që situata mos të agravojë më shumë.
Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Federica Mogherinit, ka komentuar protestat që po zhvillohen në Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi, duke theksuar se bojkoti i Parlamentit është i papranueshëm dhe se nuk do të ketë një ‘Pranverë Ballkanike’.
“Protetat në këto shtete kanë karakteristikat e tyre dhe situatat nuk duhet të krahasohen”, ka thënë Koçijançiç.
Edhe pse pas këmbënguljes së gazetarëve pranoi se këto protesta kanë disa elemente të përbashkët, sërish Konçijançiç u përpoq të bënte dallimin midis tyre.
Protesta janë duke u zhvilluar aktualisht në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Bullgari, ku qytetarët dhe partitë opozitare po kundërshtojnë korrupsionin e lartë që arrin në nivelet kryesore shtetërore.