Debate në mbledhjen e PD në Lushnje, Murrizi shkarkohet si kryetar i degës, ja kush do ta drejtojë deri në zëvendësimin e tij

0
430

Partia Demokratike duket se po shkon drejt përçarjes në disa degë të saj. Shkak është bërë vendimi i opozitës për të djegur mandatet e deputetëve, ku disa prej deputetëve të saj e kanë kundërshtuar fort këtë ide, duke mos hequr dorë kështu nga mandati i ligjvënësit. Një prej atyre deputetëve “rebelë” që kanë kundërshtuar këtë vendim ka qenë Myslim Murrizi, i cili vendosi që ta mbajë mandatin, duke mos e djegur. Por ky vendim i tij, nuk është mirëpritur nga Kryesia e PD, e cila dy ditë e përjashtoi atë nga partia, ndërsa e zhveshi edhe nga postet që ai mbante në këtë subjekt politik. Për këtë arsye, të dërguarit e Partisë Demokratike në Lushnjë i komunikuan degës lokale shkarkimin e Myslim Murrizit si kryetar. Në mbledhjen e strukturave të PD-së në Lushnje, ishin të pranishëm deputeti i dorëhequr i qarkut, Enkelejd Alibeaj dhe sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dollapi. Por sipas informacioneve, kjo mbledhje është shoqëruar me përplasje dhe debate, sidomos sa i takon mënyrës se si do të riorganizohet tashmë kjo degë e PD, pas shkarkimit të Murrizit. Gjatë një prononcimi për median pas mbledhjes, Alibeaj u shpreh se dega e PD në Lushnje dhe në Divjakë do të drejtohet në mënyrë kolegjiale nga anëtarët e kryesisë. Shkarkimi nga PD i deputetit Myslim Murrizi erdhi pasi ai doli kundër vendimit të grupit për të djegur mandatin e deputetit. Tani Myslim Murrizi është deputet i Kuvendit, por nuk përfaqëson në të, Partinë Demokratike. Më herët, deputeti i PD, Myslim Murrizi ka reaguar përmes një postimi në rrejtët sociale pas vendimit për përjashtimin e tij nga Kryesia e PD pasi nuk dorëzoi mandatin e deputetit. Murrizi thotë se mandatin e deputetit nuk e përdor për privilegje personale por në funksion të zgjedhësve për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të tyre. “Unë kam qene deputet ne vitet kur këta qe janë sot si “Lidera” në PD, kane qenë gjysma refugjat e gjysma te larguar si qen të pshurrur nga frika (1997-2001). Nuk do habitesha fare nga vendimi i kryesisë se PDSH për te me shpallur armik, sepse me shume sesa gjysmën e tyre, kam qene armik i baballarëve te tyre qysh ne dhjetor 90”, deklaroi ndër të tjera Murrizi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here