Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste ka përfunduar, ndërkohë mësohet se në mbledhje është diskutuar në lidhje me situatën politike në vend. Pas përfundimit të mbledhjes, foli për mediat kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Balla tha: “Ka përfunduar pak më parë mbledhja e Kryesisë së PS-së, e cila ishte parashikuar të mbahej javën e kaluar, për shkak të situatës së krijuar nga djegia e mandateve u shty për sot. Çështja kryesore ka qenë djegia e mandateve. Puna do të vazhdojë”.