Franca: Kosova të heqë ose pezullojë taksën

0
640

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka nxitur reagime të shumë shteteve të fuqishme të botës, të cilat vazhdojnë të kërkojnë heqjen ose pezullimin e saj. Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe Franca. Zyrtarë të Ambasadës së Francës në Kosovë i kanë thënë gazetës “Zëri” se qëndrimi i tyre rreth kësaj çështjeje është më se i qartë, që masa ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake duhet të suspendohet ose të largohet. Ndërkohë, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të pareshtur janë duke kërkuar pezullimin e tarifës prej 100 për qind. Si pasojë e barrikadimit të Qeverisë kundër heqjes së taksës SHBA madje ka nisur edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here