Kuvendi i dorëzon KQZ-së mandatin e deputetit të dorëhequr njëkohësisht kreut të republikanëve Fatmir Mediut.
Gjithashtu pas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kuvendi ka rregulluar specifikimet për vendet vakante të 56 deputetëve të opozitës.
Kujtojmë se ditën e sotme, KQZ kërkoi sqarime nga Kuvendi, pasi do të nisë verifikimin teknik të dorëheqjeve.
KQZ shprehej se Kuvendi duhet të kishte shpallur vakancën dhe më pas KQZ të vijonte me procedurat pasuese.
Mësohet se në fund të javës së ardhshme kandidatët e listës pritëse do të pyeten nga KQZ nëse duan ta pranojnë mandatin.
Ndërkaq, kujtojmë se këtë të enjte opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë para Parlamentit. Mirëpo, ende nuk ka një njoftim nga Kuvendi nëse do të zhvillohet seanca plenare apo do të shtyhet.