Ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad në një intervistë për Ora News komenton djegien e mandateve nga deputetët e opozitës. “Opozita duhet të jetë në Parlament. Mazhoranca dhe opozita duhet të gjejnë një zgjidhje nëpërmjet dialogut. Politika duhet të gjejë një zgjidhje për situatën politike para Qershorit kur vendet e BE të marrin një vendim për negociatat” nënvizon ambasadori i Norvegjisë në intervistën e dhënë për Ora News.