“Do të kandidoj për kryebashkiak”, deputeti i PS jep lajmin e papritur

0
461

Ndërkohë që vendi është në një situatë politike të trazuar një deklaratë e papritur ka ardhur nga një ndër deputetët e PS.

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, bëri të ditur pak minuta më parë gjatë një interviste televizive, se do të kandidojë për postin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës në zgjedhjet vendore të qershorit 2019.

“PS duhet ta marr Bashkinë dhe unë do të bëj një revolucion në të gjithë punën drejtuese për qytetin e Lezhës, me qëllim që edhe ky qytet te zhvillohet ashtu siç e meriton. Do kandidoj si kryetar i Bashkisë Lezhë, kam mbështetjen e PS”, u shpreh Ndreu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here