Sokol Rama, 33 vjeçari i cili rezultonte i zhdukur prej datës 6 shkurt është gjetur sot pa jetë.
Burime bëjnë të ditur se 33-vjeçari është gjetur i vrarë në makinën e tij në fshatin Mbrezhtan të Përmetit.
Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës ishte me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike
Bashkë me të i zhdukur rezultonte edhe një shoku i tij, Roland Milo nga Përmeti, por për të ende nuk ka informacione.