Kryemadhi i shkon Bashës në zyrë/ Përfundon takimi kokë më kokë, çfarë u diskutua

0
351

Vetëm pak pasi kreu i PD, Lulzim Basha njoftoi vendimin unanim të demokratëve për djegien e mandateve, në zyrë e tij ka mbërritur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Njoftohet se sapo ka përfunduar takimi i Monika Kryemadhit me kreun e Partisë Demokratike në selinë blu, ku fokusi i diskutimit u përqëndrua mbi hapat e mëtejshmë që do të ndërmarrë opozita pas vendimit për djegien e mandateve.

Ndërkohë, Kryemadhi u shpreh për gazetarët se informacioni se çfarë është vendosur do ta bëjë publik më vonë, pas mbledhjes së grupit.

Ndërkohë një ditë më parë edhe pse nuk u shpreh qartë nëse do mbështesë propozimin e kryedemokratit për djegien e mandateve, Kryemadhi shkroi në një postim në facebook: “Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here