Berisha bën deklaratën e fortë dhe tregon planin e PD: Dalja ime nga skena është pa kthim, por…

    0
    407

    Në një kohë që kryeministri Edi Rama zgjodhi të fliste për “Corriere Della Sera” pas protestës së 16 shkurtit, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për një tjetër media italiane.

    Berisha për “Il Messaggero” e ka krahasuar Ramën me diktatorin Maduro në Venezuelë, ku ka kërkuar largimin e tij dhe ka treguar arsyet e protestës së opozitës.

    “Para së gjithash kjo është një protestë kundër narkoshtetit që vepron në Shqipëri, që nuk ndjek asnjë rregull ligjor e ku trafikantët e trafiku i drogës vendos për të gjithë e për gjithçka.

    Por arsyeja themelore e protestës është shkelja masive e rregullave zgjedhore, e dënuar dhe nga komuniteti ndërkombëtar në raportin e OSBE, ku thuhet se në 20% të rasteve është blerë vota.

    Rreth 2 muaj më parë është bërë pjesërisht publike dosja me mijëra përgjime të ministrave e të kryetarëve të bashkisë së narko Partisë e narko shtetit të Edi Ramës ku shfaqen infiltrime kriminale në rrethe të ndryshme për të blerë votën e për të imponuar rezultate të përcaktuara.”

    Ndërsa i pyetur se çfarë kërkon nga Rama, Berisha tha: “Të largohet, të lejojë krijimin e një qeverie të përkohshme me mandatin e përgatisje së zgjedhjeve të lira për të garantuar paqen sociale në Shqipëri. Dy vjet më parë në 19 maj ne kemi nënshkruar një marrëveshje për të shkuar në zgjedhje por ai nuk e respektoj atë. Me Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Beteja është e vështirë, por këto protesta kanë qenë një mësim i mirë e shpresoj që Rama të kuptoj, përndryshe do të ketë ditë të vështira, njerëzit do ta vrasin e do ta hedhin në lumë”.

    Ndërkohë në këtë intervistë Berisha ka treguar edhe planin dhe programin e Partisë Demokratike

    “Integrimin Europian, pra një demokraci e një ekonomi tregu funksionale. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të respektuar shtetin e së drejtës e për të luftuar kriminalitetin. Edi Rama i ka hapur parlamentin vrasësve. Dalja ime nga skena është pa kthim, por do bëj gjithçka që t’i bëj shqiptarët të votojnë si të gjithë qytetarët europianë. Jemi i vetmi vend në Europë me një gjysmë diktaturë si në Venezuelë.”, shprehet Berisha.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here