Dhuna ne protesten e opozitës, shkon në 40 numri i të shoqëruarve

    0
    429

    Shkon në 40 numri i personave të shoqëruar për veprime të dhunshme gjatë protestës së të shtunës në Tiranë.

    Raportohet se policia ka qenë në punë gjatë gjithë natës dhe ka kryer shoqërime të shumta edhe në Lezhë, Fier e Durrës. Mësohet se verifikime po kryhen ende.

    Mbrëmjen e kaluar policia shoqëroi 20 protestues, disa prej të cilëve u arrestuan me akuzën për dhunimin e ambienteve publike. Nga kamerat e sigurisë disa prej të shoqëruarve kanë rezultuar të jenë pikërisht personat që kanë kryer akte dhune gjatë protestës dhe janë arrestuar.

    Por shoqërimi dhe ndalimi i protestuesve ka shkaktuar tension e përplasje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe policëve. Deputetët e PD-së kanë kërkuar të takojnë protestuesit brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë, por oficerët e policisë i kanë ndaluar.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here