Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se policia e hapi vetë kordonin në mënyrë që të degjeneronte situatën.
Sipas Bashës ai veprim ishte i planifikuar nga kryeministri Edi Rama për të nxitur dhunë.
“Policia e hapi kordonin mbrojtës qëllimisht për ta degjeneruar protestën paqësore në dhunë. Ky ishte plani i Ramës për të nxitur dhunën. Ky është një plan për të nxitur dhunë, pasi kordoni u hap papritur nga vetë policët”-u shpreh për gazetarët kryedemokrati.
Kujtojmë që pak minuta më parë një numër i madh protestuesish arritën që të kalonin policinë dhe tshkuan deri tek dera e Kryeministrisë.