Kompania amerikane “Google” ka zbuluar në hartat e saj vendin ku ndodhet sistemet raketore “Patriot” në Tajvan, çka ka shkaktuar alarm dhe ka bërë që zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes të Tajvanit të kërkojnë nga “Google” të “turbullojnë” vendet e projektuara. “Vendndodhja e paraqitur e bazës ushtarake nuk do të thotë se ajo është një vend fiks edhe gjatë një gjendjeje të jashtëzakonshme”, tha zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes të Tajvanit Yen Teh-fa. Një zyrtar i mbrojtjes i paidentifikuar pohon se pamjet me të gjitha gjasat janë të vjetra, sepse ushtria vazhdimisht e zhvendos teknikën për të “fshehur dhe mashtruar armiqtë e saj”.Teh- fa thotë se një grup pune është formuar për të bashkëpunuar me “Google” për “maskimin” e forcave tajvaneze në të ardhmen. Shfaqja e përmirësuar e hartës “Google” vuri në dukje vendndodhjen e panjohur më parë të bazës së fshehtë të raketave në Sindian, dhe vendndodhjen e Byrosë Kombëtare të Sigurisë dhe Zyrës së Inteligjencës Ushtarake.