Mëngjesin e sotëm forcat speciale mësynë në shtëpinë e gjyqtarit, ku gjetën një shumë parash. Gjyqtari Skënder Damini është nisur për në polici për tu marrë në pyetje pas kontrollit nga policia në banesat e tij në Vlorë dhe Tiranë.
Gjyqtari i Apelit Vlorë, shoqërohet nga avokati i tij mbrojtës Arjan Ndoji. Forcat speciale të policisë kryen kontrolle blic në 5 banesat e 3 gjyqtarëve të cilët ulën dënimin e Dritan Dajtit.
Këto kontrolle kanë ardhur me urdhër të gjykatës pasi gjyqtarët kanë abuzuar me detyrën dhe kanë dhënë vendim në kundërshtim me ligjin, në favor të Dritan Dajtit.