Maqedonia në zi/ Rritet bilanci i të vdekurve nga aksidenti tragjik

0
447

Tragjedia që ndodhi dje në rrugën Shkup-Tetovë thellohet edhe më tepër. Të vdekur mbeten 14 persona dhe shumë të plagosur. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se data 14 dhe 15 shkurt do të jetë ditë zie.

Këtë vendim e ka njoftuar vetë kryeministri Zoran Zaev, i cili mes tjerash ka shtuar se numri i viktimave ka arritur në 14. Në Klinikat e Shkupit, ekipe të shumta mjekësore janë të angazhuar në mjekimin dhe operimin e mbi 30 të lënduarve nga aksidenti tragjik.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, në kilometrin e  htatë të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here