Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të sotëm me deputetin demokrat Edi Paloka i cili i hodhi bojë në fytyrë.
Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram shiringën me të cilën Paloka i hodhi bojën.
‘Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit’, shkruan Rama.
Gjithashtu ka reaguar edhe në Facebook ku thotë se opozita ka program bojën e Palokës.
Reagimi i Ramës në Facebook:
Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës–