Kërkoi mbyllje të hetimeve nga arratia, Krimet e Rënda marrin vendimin për Jaeld Çelën

0
371

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën e Jaeld Çeles i cili kundërshtonte zgjatjen e afateve hetimore.

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës ankimoi zgjatjen e fundit të prokurorisë, afat i cili përfundon në 18 shkurt.

Prokuroria pritet që për Çelen të kërkojë zgjatje tjetër të hetimeve.

Së bashku me ish-zyrtarin tjetër të Policisë së Vlorës, Sokol Bode, ata akuzohen për lidhje me grupin e trafikut të drogës drejt Italisë, Habilajt.

Kjo nuk është hera e parë që Çela kërkon të mbyllen hetimet, pasi e ka bërë edhe më herët nëpërmjet avokatit të tij.

Avokati i Çelës është shprehur se duan kohë që të njihen me provat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here