E vranë me 3 plumba nënën e katër djemve, zbulohet konflikti brenda familjes (Detaje tronditëse)

0
372

Detaje të reja janë zbuluar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mëngjes në periferi të Kombinatit ku një grua rreth 49 vjeç  është gjetur e vrarë, pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë.

Sipas informacioneve të policisë, Lirie Xhepa është qëlluar me tre plumba dhe është gjetur e hedhur në disa shkurre. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë, ndërsa nuk kanë arritur ta identifikojnë pasi kishte plagë edhe në fytyrë.

Mësohet se ka qenë djali i saj i vogël, i cili jeton me të, ai që ka bërë identifikimin e trupit të së ëmës në morg.

Ndërkohë mësohet se ajo ishte nëna e katër djemve, dy prej të cilëve jetojnë jashtë shtetit, një ndodhet në burg, dhe djali i vogël është në shkollë, dhe jetonte me të, në këtë zonë.

Dyshimet e para thonë se kemi të bëjmë me një krim në familje, ndërsa thuhet se viktima ka pasur konflikte me kunatin.

Në polici deri më tani janë shoqëruar rreth 20 persona, në mes të tyre edhe familjarë.

Viktima merrej me blegtori, dhe së fundmi kishte nisur punë pranë një fabrike këpucësh.

Policia po vazhdon punimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here