Paralajmërimet për trazira, SHBA lëshon thirrjen e fortë për opozitën

    0
    557

    Ambasada amerikane ka reaguar pas paralajmërimeve se ditën e shtunë do të ketë trazira gjatë protestës së thirrur nga opozita. Përmes një deklarate zyrtare, apelohet që mbledhja e qytetarëve dhe adresimi i kërkesave të tyre ndaj qeverisë të bëhet në mënyrë paqësore. Ambasada Amerikane shkruan: “E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme.  Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara.  Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht.  Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme.  Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here