“Dosja jote më la shije të keqe”, përfaqësuesi i ONM-së “djeg” Donika Prelën: Burri juaj viktimë apo bashkëpunëtor?!

0
346

Ditën e sotme në KPK po zhvillohet seanca ndaj drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela.

Komisioni ka vërejtur një sërë shkeljesh lidhur me pasurinë, të sajën dhe të bashkëshortit, që në shumicën e herëve ishte paguar me para në dorë, dhe jo përmes llogarive bankare.

Kjo duket se ka nxitur dhe reagimin e ashpër të përfaqësuesit të ONM-së, Theo Jacobs i cili është shprehur: Jam i sigurt që ju keni provuar që të pini ilaçe në mëngjes dhe ato ilaçe të lënë një shije të keqe dhe s’mund ta pish mire kafen.

Dhe pas drekës shija përmirësohet. Kam lexuar dosjen tuaj dhe ne akoma nuk kemi arritur në kohën e drekës për të shmangur dyshimet për të larguar shijen e keqe në gojën time. Pse bashkëshorti juaj e ka marrë pagën në të holla dhe pse ai ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend por ju e dini në diskutimet tona dhe se nuk janë paguar taksat me koincidencë ose jo?

Më ndihmo të kuptoj se kjo nuk është rastësi pse bashkëshorti juaj është gënjyer nga kompania e ndërtimit. Apo e kanë ndërtuar në këtë mënyrë për të shmangur pagesën e taksave. Pyetja është bashkëshorti juaj është viktimë apo bashkëpunëtorë në këtë skemë?

Ti duhet të shpëlash shijen e keqe që ka ngelur në gojë, çfarë e mbështet këtë shije të keqe është fakti se pavarësisht se bashkëshorti juaj është gënjyer, është i dyshimtë fakti që ju keni akoma kontakt me ish-punëdhënësin. Bashkëshorti juaj është në gjykatë me kompaninë por mesa di unë ai ka kërkuar edhe ndërmjetësim.

Çështja e dytë është mundësia financiare e kushëririt të bashkëshortit tuaj. Kur lexova përgjigjjen tuaj dje në mbrëmje në një moment të caktuar ju thoni që nga viti 1996 ka fituar 10 milionë lekë. Ju lutem më ndihmoni të justifikoj shumën 10 milion lekë për 10 vite.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here