Me libra e Kushtetutë në duar, studentët marshojnë tek Parlamenti

0
373

Si çdo të enjte pritet të nisë seanca plenare, por këtë herë në ambientet përballë godinës së parlamentit do të ketë një tubim studentësh në vijim të protestave për plotësimin e 8 kërkesave.

Me libra e Kushtetutë në duar, studentët nisën marshimin nga sheshi Nënë Tereza.

Teksa seanca parlamentare pritet të nisë në orën 10:00, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar teksa pritet një qëndrim lidhur me protestën e studentëve.

Kreyeministri Edi Rama është treguar i gatshëm t’i plotësojë 8 pikat studentëve, por me kushtin që të ulen në dialog.

Pritet që grupi parlamentar i LSI të vijë në seancë plenare për të ngritur zërin për studentët, por një vendim i prerë ende nuk është marrë

Me argumentin se është institucioni që vendos për ligjet, studentët do të marshojnë drejt Kuvendit. Nga policia nuk është kërkuar që mos tubohet por është kërkuar që të mbajnë distancë pasi është krijuar një kordon i dytë policor.

Nuk dihet nëse do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve, pasi varet nga numri i studentëve që do marrin pjesë në protestë.

8 14

(e.f/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here