Defekti në një fabrikë në Gjermani, rrugët vërshohen nga çokollata

0
408

Banorët e qytetit të Westonenn në afërsi të Dortmundit janë gjendur në një situatë të rrallë mbrëmjen e të hënës, teksa rrugët e qytetit u përfshinë nga një ‘lum’ çokollate pas një defekti në fabrikën ReiMeister.  Gjithçka kishte ndodhur rreth orës 8 të mbrëmjes, derisa qindra kilogram çokollatë kishte vërshuar rrugët e këtij qyteti dhe më pas ishte ngurtësuar. Zjarrfikësit dhe ekspertët e pastrimit ishin thirrur menjëherë pas kësaj ngjarje për të pastruar rrugët e qytetit. Si pasojë e kësaj rruga kishte qenë e mbyllur për dy orë, derisa kompania e pastrimit kishte larguar sasinë e çokollatës nga rruga. Sipas një gazete lokale gjermane ‘Soester Anzeiger’, këtë e kishte shkaktuar një problem i vogël në fabrikë, transmeton Gazeta Express.Pronari i kompanisë, Markus Luckey, ka thënë se ishte një problem me rezervat ku qëndronte çokollata, por ka thënë se prodhimi do të vazhdojë normalisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here