Motra e Kostandinos Kaçifas: Ne grekët jemi autoktonë aty, shqiptarët duan të na…

0
503

Ermioni Kacifa, motra e Kostandinos Kacifas ka folur për mediat greke ku ka dëshmuar se minoritarët grekë në Shqipërinë e jugut janë autoktonë. Në emisionin televiziv të Jorgos Trangas, Ermioni ka deklaruar  publikisht se ata jetojnë nën një terror psikologjik dhe nën një frymë armiqësie. Ajo thekson se nuk janë mysafirë në Shqipëri ndërsa u bën thirrje deputetëve grekë të reagojnë, jo për vëllain e saj që ndërroi jetë pas një përplasje me armë me policinë shqiptare. Prezantuesi i emisionit e pyet nëse ishte kaq krim i tmerrshëm që i vëllai donte një flamur, në një fshat që banohej nga grekët dhe Ermioni Kacifas thotë se për grekët si ata kjo ishte e natyrshme. Ajo ka deklaruar: Ne aty jemi Grekë autoktonë. Domethënë mbi këtë ka shkruar Herodoti, kanë shkruar vepra si Tukidhidhi dhe Stravoni ku flitet qartë për Grekët që jetojnë atje. Me dialekt të lashtë Grek që vazhdohet të flitet deri në ditët e sotme. Dhe nuk arrij të kuptoj arsyen përse u dashka të ikim ne nga aty. Shqiptarët duan të na përzënë që aty. Po nuk e kuptoj dot pse ne duhet të jetojmë në atë klimë,nën atë terror psikologjik dhe nën këtë frymë armiqësie. Përse të thonë ata flasin në këtë mënyrë  për ne? Natytisht nuk dëshiroj të përmend emra këtu. Thonë që ne domethënë aty na qenkemi si mysafirë. Kjo gjë është e pa pranueshme! Si nuk ka dalë asnjë deputet këtu të thotë diçka mbi këtë temë. Duhet të reagojnë deputetët Grekë. Të paktën për këtë temë dhe le të mos reagojnë fare për vëllain tim. Të paktën të thotë diçka mbi këtë temë. Që ne aty nuk jemi mysafirë dhe ta dëgjojë e gjithë bota këtë që po them tani. Ne aty nuk kemi qenë mysafirë kurrë. Ne aty ne jemi autoktonë, Popull indigjen Grek. Epirjotë të pastër! Mamaja dhe babai im akoma flasim Greqishten e lashtë. Dialektin e lashtë Grek. I cili ka shumë rrënjë dhe shumë të përbashkëta me dialektin Qipriot. Këtë doja ta them që ta dëgjojnë të gjithë madje koma edhe deputetët që ndoshta nuk e dinë këtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here