PD kundërshton hedhjen e shortit për KLP dhe KLGJ, Bylykbashi : Tërhiquni dhe plotësoni vakumin ligjor

    0
    411

    Procedura e hedhjes së shortit ka nisur që prej orës 10:00 dhe hidhet nga Kuvendi pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta . Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se hedhja e shortit bëhet në kundërshtim me kushtetutën e ligjin, pasi mungon baza ligjore.

    Oerd Bylykbashi: Presidenti thotë se ka vakum ligjor dhe dispozitat tranzitore kane mbyllur efektin e tyre. Kandidatët filtrohen nga 3 organe Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese, KLGJ e KLP, të cilat nuk janë ngritur ende. Qëllimi është kapja e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca. Tërhiquni nga ky short sot dhe plotësoni vakumin ligjor për funksionimin e KLGJ e KLP.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here