Drejtoria jep njoftimin e rëndësishëm për tatimpaguesit: Keni afat deri më 31 dhjetor 2018!

0
642

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit se duhet të depozitojnë pranë Drejtorive Tatimore Rajonale, inventarin analitik të datës 31.12.2018.

Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë.

Ku informacion duhet të dorëzohet pranë DRT-ve brenda datës 10.1.2019 në formë shkresore, i firmosur dhe i vulosur nga përfaqësuesi i shoqërisë ose të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”.

Gjithashtu Drejtoria e Tatimeve bën me dije se, nga analizat që do të kryehen nga Drejtoria e Kontrollit pranë DRT-ve, tatimpaguesi mund të bëhet objekt i kontrollit në vend, për saktësinë e këtij inventari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here