Anëtarë të FRPD dega Durrës janë angazhuar intensivisht për të menaxhuar protestën e studentëve të universitetit “A.Moisiu”, duke futur mes tyre njerëz që as kanë lidhje me universitetin.
Të pajisur me megafone dhe pankarta politike, eksponentë të degës së FRPD Durrës i kanë prirë protestës së disa dhjetrave studentëve durrsakë.
Por më flagrante ndërhyrja e PD ka qenë kur mes studentëve është gjendur “papritur” deputetja Bardha Kadiu, e cila nuk është pritur mirë nga shumica e studentëve, ashtu si edhe eksponentët e FRPD.
Studentët kanë kërkuar largimin e deputetes dhe drejtuesve të degës së FRPD duke deklaruar se ”nuk duam asnjë ndërhyrje dhe mbështetje politike, pasi i dalim Zot vetë nismës sonë”.