Komisioni i Venecias ka rrëzuar kërkesën e PD- LSI për vettingun në politikë. Vetëm pak minuta më parë është bërë e ditur se Komisioni në fjale ka rrëzuar kërkesën e PD paraqitur në Kuvend për miratim, duke sugjeruar zgjidhje alternative.
Opinioni i klasifikuar kofidencial i ‘Venecias’ përmban 20 faqe ku edhe sugjerohet një zgjidhje alternative për Vettingun në politikë. Mbërritjen e draftit e ka njoftuar vetë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili tha se do t’u ofrohet grupeve parlamentare të partive.
Votimi i këtij projektligji do të bëhet më datë 14 dhjetor në Komisionin e Venecias ku edhe do të jenë të pranishëm 4 deputetë të PS, 2 të PD dhe 1 nga LSI.