Ditën e sotme dhe të nesërme, Pallati i Kongreseve pushtohet nga netët gjysmëfinale të “Këngës Magjike”. Një ndër artistët pjesëmarrës është edhe Flor Mumajesi. Ai prezantoi këngën e tij “Plas” javën e fundit, dhe vetëm në 3 ditë ka arritur më shumë se 1 milionë klikime.
Por pak minuta më parë, ai ka publikuar në InstaStoryn e tij një video. Ai gjendej në studion e tij, por me një serum në krahë.
“Nuk e dimë kush na ka mallkuar”- shprehet ai dhe pse me një buzëqeshje optimiste. Nuk e dimë se çfarë ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, por njësoj siç shkruan dhe ai shpresojmë që deri neser do ja dali.