Tensionohet situata në Shkozë, ku IMT ka nisur prej ditësh aksionin për shembjen e banesave në sajë të projektit për zgjerimin e ‘Unazës së Re’.
Fadromat kane prishur gjatë natës një ndërtesë të pabanuar. Tani, të shoqëruar nga forca të shumta policore u janë afruar shtëpive të banuara.
Në pamje shfaqen, fëmijët të traumatizuar, të cilët në vend që të përgatiten për shkollë, qëndrojnë pranë prindërve në mbrojtje të shtëpive.