Gazetari zbulon historinë tronditëse: U munduan t’a fshihnin trupin e pajetë të shqiptarit

0
395
Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka realizuar një dokumentar investigativ lidhur me ngjarjen e rëndë të datës 3 gusht 2016-të, ku në Rajonin e Policisë Agjio Lavro në Ana Patisia, të Athinës, humbi jetën 28-vjeçari shqiptar nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj.
I riu ishte paraqitur në Gjykatë si zakonisht për të firmosur në polici duke respektuar ligjin, por pas gati 1 ore ai u gjend i masakruar në komisariatin e Athinës, duke u bërë kështu viktima e 171 në mes të 178 shqiptarevë të vrarë në Greqi.
Nëpërmjet këtij investigimi tregohet se si është dhunuar deri në vdekje Marnikollaj, megjithëse policia greke pretendon se ai është vet-hedhur nga godina e policisë në Patison, Athinë. A ishte një vetvrasje, apo një vrasje?! Perse ekspertiza mjeko-ligjore greke është kontradiktore me ekspertizën mjeko-ligjore shqiptare?! Perse u munduan t’a fshihnin trupin e pajetë të Pëllumb Marnikollaj në varrezat e personave të panjohur në Athinë?! Përse Ambasda shqiptare në Greqi nuk e njoftoi familjen Marnikollaj nga Lezha, për humbjen e familjarit të tyre?! E verteta është se populli grek nuk u pajtua me versionin e policisë për rastin “Marnikolaj”, madje ata oganizuan një protestë para komisariatit të policisë dhe gjuajten drejt tij tullumbace me bojë të kuqe, që simbolizonin gjakun e Pëllumb Marnikollaj. Megjithëse kanë kaluar më shumë se 2 vite, ende nuk është bërë drejtësi dhe kjo çështje po zvarritet me dashje nga institucione të caktuara në Greqi. Familja Marnikollaj nuk dorzohet! Ata kanë autorizuar avokatet më të mirë për të bërë drejtësi edhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, thënë ndryshe Gjykata e Strasburgut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here