Kur Xhovani Falcone në 1984 e pyeti gjatë maksiprocesit kundër mafias u përgjigj: Nuk e di ca flet, unë shes bizhu, kanë rënë nga qielli”.
Gjyqtari, nuk u besoi fjalëve të tij. Në fund të procesit, Settimino Mineo u dënua vetëm me pesë vite burg. Pas tre dekadash, kapo i Pagliarelli është ndalur sërish. Këtë herë me akuzën se është trashëgimtar i Toto Rinës, kreu i ri i Cosa Nostra.
Nuk u pendua ndonjëherë që ishte i lidhur me mafian. Në fillim të viteve ’80, Settiminio Mineo arriti të largohet nga një ndjekje policie në të cilën vdiq i vëllai Giuseppe. Vetëm një vit më parë i ishte vrarë një tjetër vella, Antonio. Vitet e shumta në burg, nuk ka pranuar asnjë krim, edhe pse emri i tij ishte dhënë nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Për të u fol që nga vitet ’70, nga i pari i penduar i mafias Leonardo Vitale, i vrarë nga Cosa Nostra në 1984. Dhe atij i ishin referuar gjithashtu edhe Tommaso Buscetta dhe Salvatore Contorno.
Në të ritë e veta kishte arritur disa herë ti shpëtonte drejtësisë dhe ende sot, kërkonte që të pengonte hetimet në çdo mënyrë. Nuk mbante celular, kishte frikë për përgjimet, evitonte edhe spostimet me makinë.
Por megjithatë për ta ndaluar atë dhe 45 persona të tjerë në operacionin Cupola 2.0, ishte pikërisht një bisedë e përgjuar në një makinë. Falë shkëmbimit të batutave nga bosi Villabate Francesco Colletti – edhe ai i ndaluar nga Dda e Palermos – dhe bashkëbiseduesve të tij, hetuesit kanë zbuluar që komisioni i Cosa Nostra që nuk mblidhej prej 25 vitesh, ishte vendosur të bëhej në 29 maj. Dhe që pas vdekjes së Toto Rinos, Mineo ishte dezinjuar për të qenë kapo i ri i Kupolës.
“Ishte mbledhja e parë e madhe e rinovimit të kupolës Cosa Nostra, në të cilën parashikohej të rivendoseshin rregullat pas arrestimeve”. Për të folur për mbledhjen e mafiozëve të 29 majit 2018 është Francesco Lo Voi, prokuror në Palermo.
Objektivi i tyre, shpjegon magjistrati, ishte ringritja e organizatës pas vdekjes së Toto Rinës, që ndodhi në nëntor 2017.
Prokurori i Antimafias Federico Cafiero De Raho shpjegon se pse operacioni Cupola 2.0 është i rëndësishëm. “Prej vitesh kupola e Cosa Nostra ishte fokusuar te figura e Toto Rinës. Me arrestimin e tij, gjithçka ndaloi, dhe kupola nuk funksionoi më. Pas vdekjes së Padrinos korneonez, krerët kanë parë nevojën për të lëvizur dhe të ridisiplinojnë organizatën – ka thënë në konferencën për shtyp. – Dizenjimi i Mineo në krye do të thoshte se Komisioni është kthyer në Palermo, pas disa vitesh pushteti korleonez dhe Palermo kthehet në kryeqendër”.
Kapo i Dna ka dizenjuar një mafie që tenton të evitojë konfliktet e brendshme. “Dizenjohet me i vjetri në krye – nuk flitet për meritë. Askush nuk përdor karizmën, askush nuk ndihet më i mirë se të tjerët. Duhet të superohen marrëveshjet dyshe apo treshe”.