Presidenti amerikan, Donald Trump në mesazhin e tij për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit George H.W.Bush, thotë se SHBA-ve do t’i mungojë jashtëzakonisht shumë shembulli i tij frymëzues.
Trup shprehet se Bush pati një jetë e cila bashkoi dhe mishëroi dy prej virtyteve më të mëdha të kombit, shpirtin sipërmarrës dhe përkushtimin ndaj shërbimit publik.
“Presidenti Bush pati një jetë të shkëlqyer amerikane, një jetë e cila bashkoi dhe mishëroi dy prej virtyteve më të mëdha të kombit tonë: shpirtin sipërmarrës dhe përkushtimin ndaj shërbimit publik. Vendit tonë do t’i mungojë jashtëzakonisht shumë shembulli i tij frymëzues”, shprehet Presidenti Donald J. Trump