Kosova legalizon armët: S’ju dënon ligji pse e keni mbajtur pa leje

0
513
Gjithë qytetarët e Kosovës që posedojnë armë pa leje, nga mesi i dhjetorit do të mund t’i bëjnë legale ato.
Tërë kjo pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për legalizimin e tyre. Për ta bërë këtë, kosovarët kanë vetëm gjashtë muaj kohë. Aktualisht, në tërë Kosovën janë rreth 200 mijë armë pa leje në duart e qytetarëve. Ndërkohë, që për çdo vit nga Policia e Kosovës konfiskohen deri në 1 mijë e 500 armë të llojeve të ndryshme.
Që nga 17 dhjetori i këtij viti, gjithë kosovarët që kanë armë pa leje do të mund t’i legalizojnë ato. Për ta bërë këtë ata kanë kohë vetëm gjashtë muaj.
Gjatë kësaj kohe, do të pezullohet zbatimi i nenit 374, të Kodit Penal, në bazë të së cilit parashihet dënimi me gjobë prej 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet për këdo që mbanë armë pa leje.
Gjithë kjo pas vendimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafës, për legalizim të armëve, i cili është nënshkruar në 23 nëntor të këtij viti.
 “Afati kohor shpallet për periudhën gjashtë mujore dhe fillon nga data 17 dhjetor 2018 deri më datë 17 qershor 2019”, thuhet në vendimin e Mustafës.
Këtij procesi pritet t’i nënshtrohen rreth 200 mijë armë pa leje, aq sa gjenden aktualisht në duart e qytetarëve të Kosovës. Prej gjithë armëve që gjenden në vend, vetëm 50 mijë prej tyre janë të regjistruara.
Së paku kështu thuhet në statistikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, shumica e këtyre armëve janë për gjueti dhe shejtari.
“Armë të regjistruara në Kosovë janë rreth 50.000 dhe shumica nga to janë armë për gjueti dhe shejtari, Kategoria B C dhe D”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here