U zhdukën pa lënë gjurmë një vit më parë, historia misterioze e dy vlonjatëve

0
536

Ariseld Maze 32 vjeç, është larguar nga shtëpia mëngjesin e 3 korrikut të 2017 së bashku me mikun e tij Adriano Jahaj, një biznesmen në qytetin e Vlorës.

Familjarët e 32-vjeçarit, kanë mësuar vetëm pak orë më vonë, se i biri i tyre kishte dalë për peshkim me Jahajn.

Në lidhje me këtë rast, policia e Vlorës ka referuar në Prokurori, dyshime për përfshirje në trafikun e drogës. Në bazë të hetimeve është zbuluar se shtetasi Adriano Jahaj nuk ekziston.

Me këtë mbiemër, bazuar në dokumentet zyrtare, ekziston vetëm pronari i një hoteli te ‘Uji i ftohtë’ në Vlorë, i quajtur Fatosh Jahaj.

Ndërkohë policia gjyqësore, ka ngritur dyshimet të forta, se mëngjesin e 3 korrikut, këta dy persona janë nisur me një mjet lundrues drejt shtetit italian, për të transportuar një sasi lënde narkotike.

Në raport thuhet, se nuk dihet nëse Maze dhe Jahaj kanë mbërritur në destinacion.

Për këtë arsye, policia ka kërkuar nga Prokuroria e Vlorës, nisjen e procedimit penal ndaj këtyre personave. Bazuar në dosjet e policisë, Adriano Jahaj, rezulton një person me precedent të mëparshëm penalë, përgjegjës për trafikimin e lëndëve narkotike nëpërmjet detit.

Pas shpalljes së moskopetencës dhe kalimit te Krimet e Rënda, kjo dosje është rikthyer sërish në Prokurorinë e Vlorës.

Përsa i përket familjarëve të të zhdukurve, ata nuk pranojnë të hapin dyert e mortit, pasi besojnë se të afërmit e tyre janë gjallë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here