Ish zv. ministri i Arsimit Taulant Muka, i dorëhequr nga ky post vetëm brenda pak ditësh pasi mori detyrën, përmes një postimi në ‘Facebook’ thotë se Shqipëria duhet të shqetësohet për formimin e mjekëve të rinj.
Muka thotë se studentët e mjekësisë në 3 vitet e fundit, kur dhe janë praktikat klinike, nuk bëjnë mësim dhe se kjo konfirmohet edhe nga vetë drejtuesit e universitetit.
“Në fund të 6 viteve, mjekët e diplomuar nuk janë në gjendje të bëjnë ekzaminimin klinik dhe procedura të thjeshta si ekografia apo të lexojnë një grafi”, shkruan ai ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Jeni të lirë ti bëni share/ shpërndani!
Duhet të shqetësohemi për formimin e mjekëve të rinj! Gënjeheni dhe ju që keni para se te privati gjeni shërbim mjekësor më të mirë!Politika po vret dijen pasi drejtohet nga individë me diploma fallco!
Nuk na bën patriot flamuri, por investimi në dije! Universiteti i Mjekësisë është institucioni që prodhon mjekët e ardhshëm! Studentët e mjekësisë në 3 vitet e fundit, kur dhe janë praktikat klinike, nuk bëjnë mësim! Kjo komfirmohet edhe nga drejtuesit e universitetit! Në fund të 6 viteve, mjekët e diplomuar nuk janë në gjendje të bëjnë ekzaminimin klinik dhe procedura të thjeshta si ekografia apo të lexojnë një grafi. Mos të flasim për përditësimin e njohurive: sot ka mjekë specialist që japin aspirinën ende për parandalim parësor apo infeksione në pacientët diabetik, kur studimet e fundit tregojnë se aspirina nuk ka efekte pozitive në parandalimin parësor të sëmundjeve të zemrës, përkundrazi shkakton gjakrrjedhje (29% më shumë risk)! Sot ende suplementët rekomandohen pa kriter, kur shumica e suplementëve nuk kanë efekt, thjeshtë pasurojnë kompanitë farmaceutike! Duhet të shqetësohemi sepse do jenë mjekët qe do kenë në duar shëndetin tonë, fëmijëve dhe prindërve tanë! Shikoni përdorimin pa kriter të antibiotikëve në vend- vjen nga mungesa e dijes për të vendosur në cilat rrethana antibiotiku duhet dhënë! Të paguash lekë më shumë në privat, nuk e ndryshon gjendjen-janë të njëjtët mjekë, thjesht ndryshon fasada (ambjenti)! Gënjeheni dhe ju që keni para! E njëjta gjendje paraqitet në të gjitha fushat: mësuesi, inxhinieri, ekonomi, bujqësi etj. Kjo ndodhë sepse politika ka marrë peng arsimin dhe po shkatërron dijen! Arsyeja: sepse politikanët tanë janë të pashkolluar, kanë diploma fallco dhe i shohin universitetet si mundësi për të rekretuar të rinjtë për politikë. Struktura rinore e partisë më të madhe në vend sot numëron mbi 40.000 anëtarë, pothuajse 30% e studentëve aktual të regjistruar në arsimin e lartë! Pra, sot politika e shikon rininë si militant, dhe jo potencialin më të madh të vendit ku ne si vend duhet të investojmë! Patriotizëm do të thotë të investosh në dije dhe në ruajtjen e identitetit kombëtar!